Insajderi
Botë

Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%

Insajderi
10 December 2025 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Doganat për produktet zvicerane të eksportuara në Shtetet e Bashkuara janë ulur nga 39% në 15%, me efekt retroaktiv që nga 14 nëntori, njoftoi Konfederata Zvicerane. Përjashtimet për ilaçe, kimikate, ar dhe kafe mbeten në fuqi.

Në këmbim, Zvicra ul tarifat për peshq, produktet detare dhe disa produkte bujqësore, si dhe ofron kuota bilaterale pa tarifa për mish viçi, bisoni dhe pulë. Importuesit mund të kërkojnë rimbursim të tarifave nga autoritetet doganore, transmeton albinfo.ch.

Organizata Economiesuisse ka mirëpritur uljen e tarifave, duke theksuar se kjo do të ruajë vende pune dhe do t’i japë kompanive zvicerane akses më të mirë në tregun amerikan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark