×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtare: Thaçi e të tjerët aplikojnë për të votuar

    Insajderi
    20 January 2021 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa tashmë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se Thaçi e të tjerët tashmë veç kanë aplikuar për të votuar.

    “Po, të gjithë i kanë dërguar aplikimet”, ka treguar ai.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa janë akutalisht duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

    Më 14 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas rrëzimit të Qeverisë Hoti të cilën Gjykata Kushtetuese e shpalli si jolegjitime./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark