×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Turqia tërhoqi kanditaturën, ja ku do të mbahet Evropiani i vitit 2028

    Insajderi
    04 October 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampionati Europian 2028 do të organizohet nga Britania dhe Irlanda, pasi Turqia vendosi të tërhiqej. Kjo do të thotë se të dy vendet nuk do të kenë kundërshtarë, kur UEFA të shpallë zyrtarisht organizuesit për Kampionatin Europian pas pesë vitesh.

    Të dyja vendet nënshkruan garancitë e nevojshme për turneun, kjo do të krijojë një përvojë futbolli mikpritëse, emocionuese dhe të sigurt për lojtarët dhe tifozët që të shijojnë në çdo qytet dhe çdo lojë.

    Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda zbuluan detajet pas ofertës së tyre në prill, duke përfshirë dhjetë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

    Dy arena janë zgjedhur nga kryeqyteti i Anglisë, Londra, Wembley dhe Tottenham Hotspur Stadium. Ndeshjet e Irlandës së Veriut do të priten në arenën Casement Park në Belfast, e cila do t’i nënshtrohet një rizhvillimi të madh.

    Euro 2028: UK and Ireland announce joint bid to host tournament and rule  out 2030 World Cup proposal | Football News | Sky Sports

    Nga Irlanda u zgjodh stadiumi Aviva Dublin, nga Skocia Hampden Park dhe nga Uellsi Stadiumi Komunal Cardiff.  Duke u rikthyer në Angli, përveç dy arenave në Londër, në listë përfshihen edhe  stadiumet Etihad, Villa Park, St James’ Park dhe Bramley-Moore Dock, arena që do të ndërtohet dhe që do të jetë shtëpia e re e Evertonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark