UEFA ka vendosur përfundimisht që të largojë rregullin e golit mysafir, raporton Insporti.
Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, UEFA, ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm 2021/2022, rregulli i golit mysafir do të largohet nga të gjitha kompeticionet evropiane.
Rregulli i ri thotë se në rast të barazimit, dy ekipet do të shkojnë në vazhdime nga 15 minuta e pastaj do të ekzekutohen penalltitë.
Rregulli i vjetër i jepte përparësi jashtëzakonisht të madhe golit si mysafir.
Rregulli i vjetër: “Nëse dy skuadrat kanë shënuar numër të njëjtë të golave në të dy ndeshjet, ajo që ka shënuar më shumë gola në udhëtim kualifikohet për në raundin tjetër”. Edhe në kohën shtesë, “nëse të dy skuadrat shënojnë të njëjtin numër të golave gjatë kohës shtesë, golat je skuadrës në udhëtim vlejnë më shumë (p.sh. ekipi vizitues kualifikohet në raundin tjetër)”.
Ky rregull u vendos për herë të parë në edicionin 1955/1956 dhe tashmë është hera e parë që ndryshon./Insporti.com/