Sulmuesi i talentuar i Llapit, Valmir Veliu ka nënshkruar me skuadrën e Gazientep dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të ri kosovar, Valmir Veliu. 22-vjeçari i do të djersit dresin e klubit turk për tre sezonet e ardhshme” – shkruhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.
Veliu në sezonin e fundit ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë.
/Insajderi.org