Klubi basketbollistik, Vëllaznimi ka transferuar zyrtarisht amerikanin Preston Knowles.
Gjakovarët kanë prezantuar sot basketbollistin amerikan, i cili ka nënshkruar kontratë për edicionin e ri.
Në karrierën e tij, Knowles ka luajtur në Kroaci, Itali, Izrael, Greqi dhe Ukrainë.
Para amerikanit Knowles, KB Vëllaznimi i kthyer në elitë si kampion i Ligës së Parë, ka siguruar edhe katër lojtarë vendorë: Arbër Sinani, Burim Zekiqi, Atik Koshi e Rron Dahsyla.
Në krye të skuadrës do të jetë trajneri nga Kroacia, Franko Sterle.