Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Baton Zabërgja nga sot edhe zyrtarisht është pesë e Gjilanit.
Trajneri Zekerija Ramadani do ta ketë mesfushorin e talentuar në radhët e veta derisa nga ai pret një angazhim të madh në fushë.
Zabërgja që në edicionin e kaluar ishte pjesë e Drenicës sot zyrtarisht është prezantuar te Gjilani.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit
K𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Baton Zabërgja.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Batonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.