Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga sot fillojnë punën në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga sot fillojnë punën në Shqipëri

    Insajderi
    01 July 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e parë të Policisë së Kosovës, nga sot udhëtojnë për në Shqipëri, me qëllim të organizimit të shërbimeve të përbashkëta të kontrollimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonës së verës.

    Ditë më parë u nënshkru një memorandum i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipërisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga sot, 1 korrik dhe do të zgjasin deri më 31 gusht.

    Në një njoftim për media thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative.

    “Për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, duke filluar nga ora 10:00, sot do të mbahet konferencë për media, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. /Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark