×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zyrtari amerikan në bisedë me ambasadorin kosovar shprehu frustrim të madh me Qeverinë

    Insajderi
    29 January 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportet mes Kosovës dhe Amerikës kanë qenë nën fokusin e përcjellësve të politikës në vend për shkak të rëndësisë që ato kanë për ekzistencën dhe ndërtimin e shtetësisë së Kosovës. Por, me ardhjen e Kurtit në pushtet, përplasjet janë bërë të vazhdueshme. Nacionale sjell një tjetër dokument që zbulon një komunikim me një zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, kishte pasur një bisedë të vështirë telefonike me Drejtorin e Zyres për Çështje të Evropës Juglindore në DASh, z. Martin McDowell.

    Ai ndante ato që i quan “thekse të bisedës” që kishte pasur, dhe të cilat janë jashtëzakonisht shqetësuese.

    Kjo bisedë besohet të kishte ndodhur pikërisht në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, e për të cilat kryeministri Kurti shprehej se po ndodhnin për shkak se Serbia po kërkonte të maskonte refuzimin e saj për propozimin franko-gjerman. Por, ShBA-ja nuk i ka besuar Kurtit dhe kjo na zbulohet edhe nga kjo bisedë.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por edhe opinionistë të tjerë shprehnin bindjen në atë kohë se kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e Serbisë.

    Por, këtë bindje duket se ndante edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në bazë të fjalëve të Drejtorit të Zyrës për Çështje të Evropës Juglindore.

    “Nuk ka dyshim që Serbia do të shfrytëzoj çdo mundësi për ta paraqitur Kosovën në dritë të keqe dhe për fat të keq tani ka mjaft municion për një gjë të tillë”, thotë ambasadori Dugolli t’i ketë thënë McDowell në bisedën telefonike.

    Një gjë të tillë, ai po e thoshte pikërisht pasi po numëronte çështjet të cilat i kishte bërë gabim Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark