×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Begolli kalon në AKR

    Insajderi
    03 September 2019 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Rinisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gent Begolli, ka aderuar sot në Aleancën Kosova e Re (AKR), është bëtë e ditur në një takim me simpatizantë të kësaj partie në Prishtinë.

    Në këtë tubim u zyrtarizua aderimi i Gent Begollit, ndërkohë që për qindra të tjerë që u tha se do të aderojnë sot Pacolli tha se zyrtarizimi i tyre do të bëhet në një kohë të caktuar, për shkak të kohës.

    Pacolli tha se këto zgjedhje do të jenë më të vështirat ndonjëherë, andaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për një shtet dinjitoz dhe qeveri me duar të pastra.

    Ai tha se AKR nuk do të ndërrojë drejtimin dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për shtet-ndërtim pa asnjë luhatje.

    Ai tha se AKR do të vendosë për një qeveri ndryshe, ku projekti më i madh i kësaj partie është energjia pozitive e profesionalizmi.

    E Gent Begolli tha se me AKR-në do të punojnë bashkë për një Kosovë evropiane.

    “AKR ka një vlerë të madhe, gjithmonë është dëshmuar për punë të sinqertë dhe në të mirë të vendit”, tha Begolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark