×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zyrtari i komunës së Pejës akuzon KEDS-in për rritje të faturës: Nga 32 mijë në 63 mijë euro

    Insajderi
    05 January 2024 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jeton Abazaj, zyrtar financiar në Komunën e Pejës, ka hedhur akuza në drejtim të KEDS për shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor.

    Përmes një statusi në Facebook, Abazaj tha se faturat e rrymës për trupat ndriçues, përkatësisht të ndriçimit të rrugëve në Pejë, për muajt e kaluar ka qenë 30 deri 32 mijë euro, ndërsa për këtë muaj çmimi ka arritur në 63 mijë euro.

    Ai tha se KEDS ndaj qytetarëve është arsyetuar se ata kanë shpenzuar më shumë energji elektrike, por nuk mund të arsyetohet edhe për komunën, pasi sipas tij shpenzimet e trupave ndriçues mbesin të njëjtë gjithmonë.

    Të njëjtë trupa ndriçues të cilët aktivizohen dhe punojnë njëjtë ose me censor ose me timer, na e keni rrit faturën për 30 mijë“, ka shkruar Abazaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark