×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Zyrtari i lartë i MASHT-it në telashe me Ligjin, Ministra e Prokuroria i ikin përgjigjeve direkte

    Insajderi
    03 November 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Insajderi ka zbuluar se zyrtari i lartë i divizionit për buxhet dhe financa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kushtrim Kozmaqi, së fundmi ka pasur telashe me ligjin. Edhe pas shumë ditësh pritjeje, as Ministria që drejtohet nga Arbërie Nagavci e as Prokuroria nuk kanë pranuar që të japin detaje.

    Kushtrim Kozmaqi, me pozitë është zëvendës-udhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa, në Ministrinë e Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci.

    Por, tash e disa ditë ai më nuk është duke e ushtruar këtë pozitë. Insajderi merr vesh që ai ka telashe me ligjin.

    Këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e MASHT-it, por kanë refuzuar që të ndajnë detaje.

    “MASHTI është i informuar për rastin në fjalë. Përmes avokatit të tij, MASHTI ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë“, thuhet në përgjigje.

    Insajderi ka tentuar që të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por as ky institucion nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka po e ndjek këtë zyrtarë të lartë të MASHT-it.

    Për informatën tuaj, rastet të cilat trajtojnë çështje familjare janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit apo pjesëmarrësve tjerë në procedurë, konform dispozitave të KPPRK-së“, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

    Kujtojmë se, në prill të këtij viti Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar listën e zyrtarëve publikë, të cilat nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në afatin e rregullt vjetor, ku Kushtrim Kozmaqi ishte në mesin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark