×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zyrtari i LDK-së njofton se një dy vjeçar është kafshuar në fytyrë nga qeni endacak në shesh të Prishtinës

    Insajderi
    18 June 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, ka njoftuar se përgjatë të dielës ka qenë dëshmitar i një sulmi nga qentë endacak ndaj një fëmije dy-vjeçar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

    Ibrahimi një gjë të tillë e ka njoftuar në ‘Facebook’, teksa ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për neglizhencë ndaj çështjes së trajtimit të qenve endacakë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot ne sheshin “Nene Tereza” nje femije nen shoqerimin e prindeve, u kafshua ne fytyre nga nje qen endacak. Jo shume me larg ishim edhe ne me femijen tone. Mund ta imagjinoni tmerrin qe perjetoi ai femij dhe prinderit e tij; dhe te gjithe ne qe gjindeshim aty”, tha ai.

    “Ky eshte alarmi me urgjent qe nje shoqeri dhe nje qeveri normale duhet te i reagoj me urgjence. Perndryshe projektin tone politik per ’Prishtinen e perjetimeve’ do ta shnderroni ne ‘Prishtinen e perjetimeve traumatike dhe tragjike’”, vijoi Ibrahimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark