×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë i shtetit kërkon kthimin e regjimit të Enver Hoxhës

    Insajderi
    12 April 2016 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Klan Kosovën, se nuk sheh asgjë të keqe nëse kërkohet ndërtimi i një shtatore për diktatorin Enver Hoxha në Kosovë, por për me tepër ka kërkuar madje edhe kthimin e këtij regjimi në Kosovë, raporton Insajderi.

    Duke folur për Enver Hoxhën si kryetar të Shqipërisë, Blakaj, i cili drejton institucionin që funksionon nën ombrellën e Kuvendit të Kosovës e që paguhet me paratë e taksapaguesve kosovarë, ka thënë se do të ishte mirë ta kthente regjimin e Hoxhës për një vit në Kosovë.

    “Kishte me qenë mirë që bile regjimi i Enver Hoxhës të kthehej nja 1 vit për me i hjek hajnitë e këto gjana të këqija të këtij vendi”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se vet ai ka qenë një adhurues i politikës së Enver Hoxhës.

    Blakaj ka qenë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare, raporton Insajderi.IdrizBlakaj

    Sipas tij, nuk është tragjike që kërkohet ndërtimi i shtatores për Enver Hoxhën në Kosovë, pasi ai nuk është një qytetar i thjeshtë por ka qenë kryetar i Shqipërisë në një kohë kur kosovarët kanë mundur të zgjedhin ose Titon ose Enverin.

    Iniciativën për ndërtimin e një shtatoreje të Enver Hoxhës në Kosovë e ka dhënë dje edhe Erald Salca, sipas të cilit  shtatorja e Enver Hoxhës do të ndërtohet në një lokacion mes Ferizajt dhe Prishtinës, ndërsa zbulimi i saj do të bëhet me 18 tetor në ditëlindjen e dikatorit. Salca kishte thënë se për këtë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

    Vet Sfarqa më vonë kishte demantuar këtë pohim duke thënë se se këto deklarime janë gënjeshtra dhe se Ferizaj nuk do të lejoj ndërtimin e një shtatore të tillë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark