14 karateistë synojnë medalje dhe pikë olimpike në Evropianin e Poreçit
Evropiani i paraprinë garës kryesore për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio2020, që në muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.
Kampionatin nga afër do ta ndjekë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, si dhe këshilltari i tij, Besim Aliti.
Përzgjedhësi, Isak Curri, pret medalje nga karateistët me përvojë: Herolind Nishevci, Elhami Shabani e Fortesa Orana, si dhe medalistët Evropianë U-21, Albulena Gërvalla e Benjamin Shabani.