Ambasada e Kosovës në Kroaci njofton se bazuar në informacionet nga pikat kufitare, pritjet për hyrje në Kroaci nga kufiri i Sllovenisë janë deri në dhjetë (10) orë, ndërsa në dalje, në kufirin Kroaci-Serbi, janë deri në pesë (5) orë.
Arsyeja e pritjeve kaq të gjata janë mërgimtarët e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe ata kroatë, të cilët po kthehen në Kroaci për festat e fundvitit.
Ambasada jonë në Zagreb njofton se autoritetet kroate kanë shtuar kapacitetet në këto pika kufitare për të përshpejtuar kontrollin dhe evituar pritjet e gjata.