​Shkenca ushtarake: Përbërësi i solucionit kundër mushkonjave vret koronavirusin - Insajderi
×
LifeStyle

​Shkenca ushtarake: Përbërësi i solucionit kundër mushkonjave vret koronavirusin

Insajderi
26 August 2020 - 18:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një produkt i përdorur në solucionet e lëkurës për largimin e mushkonjave mund të vrasë koronavirusin që shkakton COVID-19, thuhet në një studim të ushtrisë britanike.

Studimi i shkencëtarëve të Laboratorit të Teknologjisë së Mbrojtjes sugjeron se larguesit e insekteve që përmbajnë Citriodiol mund të përdoren si dezinfektues kundër virusit.

Ushtarët që u spërkatën me këtë solucion rezultuan të mbrojtur edhe nga infektimi dhe studiuesit thanë se solucione të tilla mund të përdoren si mjet parandalues shtesë në kombinim me maskat e fytyrës dhe larjen e rregullt të duarve.

Laboratori britanik i mbrojtjes publikoi sot rezultatet e tij me qëllim që të tjera studime të kryhen mbi efektet e solucionit. Përbërësi kryesor Citriodiol vjen si vaji i pemës së eukaliptit citriodora, i marrë nga gjethet dhe degët e tij.

Kompania Citrefine International beson se produkti i tyre është efektiv dhe ndaj pandemisë dhe kërkon që qeveria të mbështesë programin e saj të testimit./tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark