Nga Salman Rushdie
Pasi e tradhtoi në shtëpinë e perversioneve të të atit, Saladin Çamça refuzoi ta takonte Zinatin apo t’u përgjigjej mesazheve që linte ajo në recepsionin e hotelit. Milionerët po mbaronte, tuneut po i vinte fundi. Koha për t’u kthyer. Pas festës së natës së fundit, Çamça u nis të shkonte në shtrat. Në ashensor një çift i ri, që duke qartë që ishin të porsamartuar, po dëgjonte muzikë me kufje. Djaloshi i murmuriti së shoqes:
-Dëgjo, më thuaj. A të dukem ende i huaj ndonjëherë?
Në dhomë ajo mbushi një gotë të madhe me uiski.
– Po sillesh si fëmije, – i tha. – Duhet të të vijë turp.
Atë pasdite ai kishte marrë një pako nga i ati. Në te ishte një copë e vogël druri dhe një numër i madh bankënotash, jo rupi, por paunde: hiri, si të thuash, i një peme arre. Ishte plot ndjenja të ngatërruara dhe meqë Zinati ndodhej aty, ia nxori asaj.
– Kujton se të dua? – i tha duke folur me një ligësi të qëllimshme. – Kujton se do të rri me ty? Unë jam i martuar.
– Nuk dua të rrish për mua, – i tha ajo. – Për çudi, e doja për ty. Para disa ditësh kishte shkuar të shite dramatizimin indian të një historie të Sartrit me temën e turpit. Në original një burrë dyshon për pabesi nga ana e së shoges dhe ngre një kurth për ta kapur. Shtiret sikur do të largohet për një udhëtim pune, por kthehet pas disa orësh për ta përgjuar. Përgjunjet për të parë nga vrima e qelësit të portës kryesore. Pastaj ndjen një prani pas vetes, kthehet pa u ngritur dhe ja tek është ajo, që e vështron nga lart me ndot dhe neveri.
– Thua se duhet të më vijë turp, – i tha hidhur Çamça Zina-tit. – Ti, që nuk ke turp. Në fakt, kjo mund të jetë karakteristikë kombëtare. Kam nisur të dyshoj se indianëve u mungon rafinimi i nevojshëm moral për ndjesinë e vertetë të tragiedisë dhe prandaj nuk e kuptojnë dot me të vertetë idenë e turpit.
Pas kësaj nuk kishte pse rrinte më. Aeroplani u ngrit dhe u anua mbi qytet. Diku poshtë tij, i ati po vishte shërbetoren me robat e gruas së vdekur. Skema e re e trafikut e kishte bllokuar qendrën e qytetit. Politikanët mundoheshin të ndërtonin karrierat duke shkuar në padyatras, pelegrinazhe më këmbë anembanë vendit. Nëpër grafite shkruhej: Këshillë për politikanët. I vetmi hap gë duhet hedhur: padyatra për në ferr. Apo, ndonjëhere: në Asam.
Aktorët po përziheshin me politikë: Ramaçandrani, N.T. Rama Rao, Baçani. Durga Khote ankohej se një shoqatë aktoresh ishte një “front i kuq”. Saladin Çamça, në fluturimin 420, mbylli sytë dhe ndjeu me lehtësim të madh sinjalet e zhvendosjes dhe stabilizimit në fyt, që tregonin se zëri i tij kishte filluar, me nismën e vet, të rikthehej në unin e tij të besueshëm anglez.
*Shkëputur nga “Vargjet Satanike”, Salman Rushide, Botimet Dudaj, Tiranë 2014