×
  • Lajme
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Eksportet e bimëve mjekësore të Shqipërisë në 45 vende të botës

    Insajderi
    02 October 2021 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bimët mjekësore shqiptare, vijojnë të mbeten produktet bujqësore më të kërkuara nga tregjet e huaja. Me rreth 500 ha sipërfaqe të kultivuar me këto bimë, Shqipëria kryeson në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një takimi që zhvilloi me prodhues dhe përpunues të këtij sektori, tha se “bimët medicinale dhe aromatike janë aset i vyer bujqësor dhe ekonomik për vendin që orienton tregun për eksporte në mbi 45 vende të botës”.

    “Shqipëria është e bekuar me bimë medicinale dhe ka potenciale të pashfrytëzuara mjaftueshëm edhe për prodhim organik”, theksoi Krifca.

    Ajo tha se ka dialoguar me një pjesë të prodhuesve dhe përpunuesve të këtij sektori ku ka avantazhe konkurruese.

    “Kemi bërë plot punë të mira me modelet e zhvillimit por ka shumë ende për të bërë për të rritur produktivitetin e për ta çuar në piedestalin që i takon këtë sektor që punëson mijëra familje fermere në zona mjaft të thella rurale” u shpreh Krifca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark