×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri: Dialogu në qorrsokak, Kurti bëri gabim të madh në raport me takimin e dytë me Vuçiqin

    Insajderi
    19 July 2021 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nuk raportoi në Kuvend para se të shkonte në takimin e dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kurti ka bërë gabimin më të madh që nuk raportoi.

    “Kryeministri Kurti mendoj që ka bërë gabimin më të madh raport me takimin e dytë me presidentin Vuçiq në Bruksel. Arsyeja është e thjesht se ai është zotuar se do të ketë që do të ketë informim para dhe raportim pas, këtë nuk e ka bërë. Nuk ka nevojë për asnjë nguti. Ai ka qenë për më shumë se 10 ditë në pushime apo ku ka qenë nuk e di në Greqi dhe Francë ajo që duhet të bëjë dhe është e rëndësishme është që kryeministri Kurti duhet të ketë qasje shtetformuese përgjegjëse dhe mbi të gjitha llogaridhënëse ndaj këtij kuvendi”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij, Serbia po ecë drejt integrimit ndërsa Kosova është në qorrsokak.

    Është e vërtet që ka shumicën por në raport me temën e dialogut Kosovë-Serbi informimi paraprak dhe raportimi është një çështje e cila trajton rëndësinë më të madhe në këtë kuptim mendoj që ai ka bërë gabim, nuk fiton asgjë Kosova nuk ka asnjë nguti shihet qartë se procesi i dialogut është në qorrsokak nuk ka agjendë nuk dihet asgjë në këtë proces dialogu është duke fituar me mundësi të fotografimit vetëm presidenti i Serbisë dhe Serbia që po ec drejt integrimi”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark