×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    1 mijë e 413 pozita të lira pune, rroga deri në 1 mijë euro

    Insajderi
    25 February 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç në platformën “superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës.

    Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro

    “Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.  Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka krijuar një platformë punësimi për të rinjtë.

    Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, e Qeveria do të bëj subvencionimin e pagës për 264 euro në muaj, për gjashtë muaj me radhë.

    Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark