Insajderi
Lajme

1 muaj nga vrasja e Nysret Gubetinit në Mitrovicë, asnjë i arrestuar

Insajderi
23 February 2023 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
1 muaj nga vrasja e Nysret Gubetinit në Mitrovicë, asnjë i arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nysret Gubetini, ish-kryetar i Shoqatës së Shurdhmemecëve në Mitrovicë pasditen e 6 janarit ishte gjetur i vdekur në ndërtesën e atij institucioni.

Ishte prokuroria e Mitrovicës, e cila konfirmoi se vrasja ishte e dhunshme. Sipas njoftimit të prokurorisë, Gubetini u godit me mjet të mprehtë disa herë.

“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhej në komunikatën për media.

Edhe pse kanë kaluar plot 32 ditë që nga vrasja e Gubetinit, akoma nuk ka asnjë të arrestuar.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Jo deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin që kishte ndodhur në Shoqatën e Shurdhmemecëve”, tha ai për Insajderin.

I kontaktuar nga Insajderi ka qenë edhe zëdhënësi i prokurorisë në Mitrovicë, valon Preteni i cili poashtu tha se nuk ka të arrestuar. I njëjti, kur ishte kontaktuar nga Insajderi dy ditë pas vrasjes kishte thënë se janë intervistuar dëshmitarët e rastit.

Insajderi kishte kontaktuar edhe me familjarët e Gubetinit, por, të njëjtit kishin pohuar se ai nuk kishte qenë në konflikt me askënd andaj dhe nuk mund të drejtonin gishtin tek dikush.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark