×
  • Lajme
  • Lajme

    1 prill i thyer për familjen Krasniqi nga Fushë Kosova

    Insajderi
    01 April 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë bërë 25 vjet nga masakra në familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, që u krye nga forcat paramilitare serbe. Më 1 prill 1999 u vranë pesë anëtarët e familjes Krasniqi.

    Ata sot i ka kujtuar familjarja e tyre, doktoresha Dafina Krasniqi e cila shkruan se “i përjetshëm do të jetë kujtimi”.

    Krasniqi ka bërë me dije se asnjëherë nuk do të rreshtin së kërkuar drejtësi për ta.

    Shkrimi i plotë:

    Ne zemër ndjejmë një boshllëk të madh dhe sytë na mbushen me lot, kuptojmë se sa bosh ndihemi sa mall kemi, tashmë ju keni bërë shtëpitë e juaja parajsën por pavarësisht kohës 25 vjet që kaloj që dora e armikut ju mori ju jeni përjetësisht ne zemrat tona,

    I përjetshme kujtimi për ju dhe vrasësit tuaj le ti gjykojë drejtësia

    Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë e tille ishte edhe familja ime brez pas brezi

    25 vite nuk janë të lehta, jo për faktin që ke humbur dikë, por për faktin se janë 25 vite pritjeje për drejtësi. Për një drejtësi që është mohuar nga të gjitha sistemet e drejtësisë Familja jonë dhe të gjitha familjet e tjera të të vrarëve në Kosovë, presin që Gjykata Speciale t’i trajtojë rastet e vrasjeve ne lufte, sepse unë mendoj se ne si familjar dhe shoqëria kosovare nuk do të gjejë kurrë rehati, pa hequr këtë barrë

    Por, të mos habitet dikush e të mendojë se, nëse Gjykata Speciale nuk i trajton këto raste, ne do të rreshtim së kërkuari drejtësi. Nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur, deri sa të gjejmë drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark