×
  • Lajme
  • Insajderi

    10 orë bastisje nga trupat e EULEX-it, ja pse policët e Speciales ishin në banesën e Behramajt

    Insajderi
    22 February 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesit te mediumit online Demokracia.com

    Qysh nga ora 8:30 në mëngjes, patrullat e policisë kanë qëndruar tek hapësira ku po kryhej bastisja.

    Avokati i Behramajt, Artan Çerkini tha se ai po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales.

    Megjithatë i  njëjti shtoi se nuk është specifikuar vepra.

    Ndonëse se bastisja nga trupat e EULEX-it, ka zgjatur plot 10 orë, për Behramajn nuk ka urdhërarrest sipas avokatit.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.

    I pyetur se a lidhet kjo bastisje me gjykimin e ish presidentit Thaçi, Çerkini potencoi se është shumë herët të dihen detaje për këtë.

    Ndërkaq, Behramaj tha se për shkak te rastit te ndjeshëm nuk do te deklarohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark