×
  • Lajme
  • Lajme

    10 qytetarë pritet të udhëtojnë falas në Vjenë me financim të Qeverisë së Kosovës, mësoni se si

    Insajderi
    05 October 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri në fund të muajit nëntor, një mjet lëvizës do të jetë i pranishëm nëpër komunat e Kosovës, për të dhënë detaje rreth rregullave të liberalizimit të vizave të cilat vlejnë në zonën Schengen.

    Me këtë rast, ky mjet lëvizës do të ketë një kuiz, e nga i cili dhjetë qytetarë do të mund të fitojnë udhëtimin e parë pa viza falas për dy netë në Vjenë, të financuar nga Qeveria.

    Kështu bën të ditur Mehdi Sejdiu, këshilltari politik i zv. kryeministrit Besnik Bislimi.

    Te ky mjeti lëvizës që e kemi, e kemi edhe një kuiz me pyetje rreth liberalizimit të vizave. Për shembull sa ditë kam të drejtë brenda 180 ditëve me qëndru, që është 90, pyetje të tilla për liberalizim të vizave, për BE, për Kosovë pak. Nëse janë 5 përgjigje të sakta, qytetarët mund të përfitojnë një prej materialeve promovuese, një bluzë, ndërsa ka edhe çantë të krahut, ka edhe kapele. Por çka është ma interesante si shpërblim është që dhjetë nga njerëzit të cilët e kanë bërë 100% do të përzgjedhen për udhëtimin e parë pa viza që do të jetë nga Prishtina në Vjenë, që e financon Qeveria e Kosovës”, theksoi në Tëvë 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark