×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    10-vjeçari në Kaliforni vret një bashkëmoshatar me armën që ia mori babait

    Insajderi
    03 January 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një djalë 10-vjeçar nga Kalifornia është arrestuar me dyshimin se ka vrarë një tjetër fëmijë me armën e babait të tij, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale.

    Anëtarët e Departamentit të Policisë së Qarkut Sacramento iu përgjigjën një thirrje për të shtënat në periferi të Sacramentos të Futhill Farms në orën 16:30 të së shtunës. Me të mbërritur në vendngjarje, ata gjetën një djalë 10-vjeçar të gjakosur nga koka dhe qafa në parking, por pavarësisht ndihmës së parë, djali më vonë u shpall i vdekur në spital.

    Djali, i identifikuar si Keith Frierson, thuhet se ishte larguar nga banesa e tij pak para të shtënave për të ngarë biçikletën, i tha i afërmi i tij stacionit televiziv lokal KCRA.

    Sipas një deklarate nga zyra e shefit të policisë, një tjetër 10-vjeçar shkoi në kamionin e babait të tij për t’i marrë cigare dhe gjeti një armë të mbushur në kabinë, të cilën e mori dhe u mburr se babai i tij kishte një armë.

    Ai më pas qëlloi viktimën dhe iku në një apartament aty pranë,” njoftoi policia.

    Sulmuesi 10-vjeçar u arrestua me dyshimin për vrasje, ndërsa babai i tij u arrestua me dyshimin për krime të shumta, duke përfshirë mbajtjen e një arme zjarri të vjedhur, të mbushur, rrezikimin e fëmijëve dhe të qenit ndihmës i një krimi.

    Autoritetet thonë se djali u përpoq të fshihte edhe armën, të cilën e hodhi në një kosh plehrash, ku më pas u gjet nga policia.

    Babai është në paraburgim dhe lirimi me kusht është caktuar në 500 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një ish-të dënuar të cilit i “ndalohet posedimi i armës së zjarrit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark