Mënyra për të shtuar perimet dhe pemët në dietat ditore
Gjithkush e di se frutat dhe perimet janë një pjesë thelbësore e një dietë të përditshme, për shkak se janë të shëndetshme për shëndetin tonë.
Por, disa prej nesh kanë problem që të hanë ato pa i përzier me ndonjë ushqim tjetër.
Ja disa trika që i bëjnë më të lehtë shtimin e pemëve e perimeve në dietat ditore:
Një prej trikave që bënë që fëmijët e juaj të konsumojnë më shumë pemë e perime është që ata vetë të përgatisin ushqimin.
Kështu, fëmijët nuk do të refuzojnë të hanë atë që në fakt vetë e kanë gatuar, shkruan Cosmo.
Dëshironi të keni pica për darkë ? Atëherë merrni një lakër të pjekur, lakër Brukseli, brokoli,soja dhe lulelakër. Preferohet të ja shtoni të paktën dy fruta dhe perime .
Lakra e Brukselit është lakra e vogël ,ajo përmban një numër të madh proteinash ,kalium dhe vitamin. Brokoli nuk përmban vetëm fibra por edhe një numër të madh proteinash .
Po ashtu, në mëngjes preferohet që të bëhet një smoothie ku në qumësht hedhim edhe banane, mollë, dhe dardhë.
Është gjithashtu një ide që së paku një herën në muaj të ndejuni vegjetarian, kur ju ndaloni së përdoruri qumështin dhe mishin në dietën tuaj krejtësisht./Insajderi.com