×
Show

107 vjeçare por vazhdon punën vullnetare

Insajderi
18 March 2016 - 11:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse 107 vjeçare, Virxhinia Meklarinit, vazhdon të punoj si vullnetare.

Për kontributin e saj madje është nderuar edhe me Medaljen Presidenciale. Gjyshes Meklarenit në ditëlindjen e saj të 107 iu përgatit një festë madhështore, me ç’rast një kompani e mobileve vendosi t’ia pajis shtëpinë me mobile të reja.

“Më pëlqen shumë. Mezi pres ta vendos në banesë apo shtëpi”, ka thënë ajo.

Virxhinia Meklarinit është vullnetare në Foster programin për gjyshërit dhe gjyshet.

“Ajo ka shumë energji, por më me rëndësi është angazhimi i saj. Shumë shpesh të moshuarit kur arrijnë një moshë të caktuar tërhiqen. Por, kjo gjyshe e kuptoi këtë si karriera e saj e dytë”, u shpreh Sheril Krismas-organizata Foster.

Virxhinia u bë e njohur pas vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë, ku kërcente gjatë kremtimit të Muajit të historisë së racës së zezë. Ajo gjithmonë kishte dashur ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe ëndrra e saj u bë realitet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark