Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ruzhdi Matoshi, ka marr mbështetje nga miku i tij, të cilit ia shpëtoi familjen gjatë luftës.
Duke publikuar një fotografi në Facebook, miku i Matoshit, e ka falënderuar atë duke i thënë se është krenar që është shoku dhe vëllau i tij.
“Koha kalon por shoqeria nuk harrohet kurr edhe sot pas 22vite vellezrit MATOSHI ishin dhe mbeten po ata shok qe ne kohen ma te veshtir gjat luftes ma shpetuan familjen time andaj ju falenderoj dhe jam krenar qe jam shoku dhe vllau i juaj”, ka shkruar Ram Beka për Ruzhdi Matoshin.