Bekim Brestovci është kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate.
Më poshtë janë 11 arsye pse diaspora duhet ta votojë Brestovcin.
Votimi i diasporës ka barriera të shumta. Përmban kosto të konsiderueshme, dhe bëhet nën presion. E kjo, krejt për faktin që nuk jemi kujdesur që diaspora të përfaqësohet dinjitetshëm në institucionet e vendit, e në të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Kostoja prej 62 eurosh që vota të vij nga diaspora, apo rreth 150 dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shton këtu edhe presionin e kohës dhe tregon më së miri se sa e vështirë është që të dëgjohet zëri i diasporës. Dhe për 11 arsyje pse Bekim Brestovci nga Nisma Social Demokrate me numër 11 kërkon besimin tuaj:
· Krijimin e këshillit kombëtar të Diasporës.· Krijimin e odës ekonomike të bizneseve të Diasporës.
· Njohjen e statusit të pjesëtarit të Diasporës dhe kartelën e pjesëtarit të Diasporës për të gjithë ata të cilët e kanë humbë shtetësinë e RKS.
· Rikthimin e Ministrisë së Diasporës.
· Rritjen e buxhetit për Ministrinë e Diasporës, në 7 Milion (1% e Rezistencave).
· Themelimin e më shumë qendrave kulturore në Diasporë.
· Mbështetjen financiare për mësimdhënësit në Diasporë.
· Krijimin e lehtësirave investuese përmes ndryshimeve në ligjin për investimet strategjike.
· Negocimi me kompanitë fluturuese për uljen e çmimeve të fluturimit drejt Kosovës.
· Ngritjen e kapaciteteve të policisë kufitare gjatë sezonit të pushimeve për ti zvogëluar pritjet.
· Mbulimin e shpenzimeve nga shteti për polisen e sigurisë së automjeteve.
Për këto zgjedhje, të drejtë vote kanë mbi 100 mijë bashkatdhetarë, që përkthyer në shifër i bie se diaspora po paguan rreth 5 milionë euro për të votuar, vetëm për të marr pjesë në procesin zgjedhor, afër shifrës që KQZ ka kërkuar për të organizuar këtë proces zgjedhor, e që është 5.5 milionë euro. Dhe shton këtu faktin, që vota e tyre duhet të niset shumë ditë më herët para ditës së zgjedhjeve, se në të kundërtën, do të dështoj e gjitha. VOTO #BekimBrestovci11#MeÇlirimtaret