×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    11 fakte të heshtura për Zonjën e Parë të Amerikës

    Insajderi
    09 July 2017 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donald Trump shokoi botën kur lajmëroi se do të garonte për president të SHBA-së.

    Ndryshe nga burri saj, Melania Trump dëshironte të qëndronte më larg medias, dhe të mbështeste burrin e saj në heshtje.

    Ja disa disa fakte interesante për Zonjën e parë më të re të SHBA-së.

    1. Melania Trump është zonja e parë e Amerikës e lindur në një shtet komunist. Ajo është nga Sllovenia, ish shtet jugosllav
    2. Karrierën e modelingut e ka filluar në moshën 5 vjeçare, dhe është e para zonjë e parë e Amerikës të ketë pozuar nudo.
    3. Martesa e saj me presidentin Donald Trump ka kushtuar plot 1 milion dollar.
    4. Ka diplomuar për arkitekturë dhe dizajn, dhe ka një linjë të veten të bizhuterive
    5. Të gjitha pronat e Trump janë rimodeluar nga vetë Melania
    6. Kohën kur ajo u takua me Trump, ai ishte në lidhje me një grua tjetër
    7. Edhe pse politika i pëlqen shumë, ajo ka vendosur që të mos merret me politikë dhe këtë gjë të ia lërë në dorë burrit të saj
    8. Ajo është gruaja e tretë e Trump dhe është 24 vjet më e re se ai
    9. Melania flet rrjedhshëm 5 gjuhë; sllovenisht, serbisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht
    10. Edhe pse tashmë është një grua mjaft e zënë me punë, ajo insiston që djali i saj dhe i presidentit, Baron, të rritet nga ajo pa ndihmën e dadove.
    11. Ajo është aktive në organizata bamirësie, si Fondacioni për Kancerin e Gjirit, Kryqi i kuq etj.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark