×
  • Showbiz
  • Show

    12 vjet pas rrahjes- Geti e Ledri lënë anash hasmëritë, shfaqen bashkë në një ndejë

    Insajderi
    02 January 2024 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Getoar Selimi si duket kanë rregulluar raportet e tyre, pasi që dyshja nesër pritet të shfaqen bashkë në një ndejë.

    Pas kaq shumë vitesh dyshja do të performojnë në njërën nga diskotekat e Prishtinës, në kuadër të netëve festive të Vitit të Ri.

    Rikujtojmë se dy reperët, Ledri dhe Geasy kanë pasur hasmëri me njëri tjetrin, madje ky i fundit kishte përfunduar në gjyq, si dëshmitar okular në natën e 7 qershorit 2012, kur Gazmend Mirena e Krenar Çoçaj akuzoheshin se kishin sulmuar Ledri Vulën, në kohën kur i njëjti gjendej në makinë me dëshmitarin Selimi.

    Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

    Ndërsa, 4 vite më parë, Ledri Vula në një intervistë të dhënë kishte thënë që me Getin flasin por që rrugët tashmë janë ndarë për të dy.

    “Nuk është që nuk foli, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte qajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, kishte thënë Ledri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark