Nën udhëheqje të trajnerit Gasper Kacinari Fight Club Prishtina tashmë ka shënuar 15 vjetorin e themelimit.
Me qindra sportdashës, vazhdojnë të jene pjese e këtij klubi, duke e frekuentuar çdo ditë në orare të shumta që fillojnë që nga 07:30 e mëngjesit e deri në 21:00, e me trajner të shumët, Fight Club Prishtina vazhdon të jetë klubi më i madh i Kick Boksit në vënd.
Garues të shumtë, talent të rijnë e deri te ata që ushtrojnë vetëm për rekreacion e përfitime fizike dhe mentale kane gjetur veten në shtëpinë e Fight Club Prishtina.
Fight Club Prishtina është klub i hapur për të gjithë ata që kanë deshirë e vullnet për stërvitje!