×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    15 vjetori i Pavarësisë: Shpallësi në Hagë, kundërshtari Kryeministër

    Insajderi
    17 February 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë mbushur plot 15-vjet që kur Kosova u shpall shteti i Pavarur dhe Demokratik. Përgjatë këtyre viteve Kosova pati ulje dhe ngritje në aspektet politike, ekonomike, arsimore e shëndetësore. Shpresa për ta bërë këtë vend më të mirë po vazhdon, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Po në këtë ditë, 15 vite më parë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Demokratik”, kishte thënë Thaçi atëkohë.

    Nën duartrokitjen ndaj këtyre fjalëve, Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Por, në këtë përvjetor të Pavarësisë, Thaçi së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë mungojnë.

    Kjo pasi më 5 nëntor të vitit të kaluar ai u ftua nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.

    Kurse, sot në këtë 15 vjetor Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në pozitën e kryeministrit të Kosovës po bën nderimet më të larta ndaj kësaj dite historike.

    Në një seancë solemne për nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, Kurti tha se Pavarësia është rezoluta i historisë shekullore.

    “Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Në Kosovën tonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese”, u shpreh Kurti.

    Mirëpo, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Kurti e kishte kundërshtuar në vazhdimësi me protesta, shkruan Insajderi.

    Një nga protestat më të përgjakshme që Kurti e kishte organizuar dhe i printe asaj, ishte ajo e vitit 2007.

    Ai asakohe protestonte kundër pakos së Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe statusin e saj.

    Kurti akuzoi anëtarët e ekipit negociues të Kosovës se nuk po e flasin të vërtetën duke e paraqitur pakon e Ahtisaarit si të favorshme.

    Në protestën e organizuar nga kjo lëvizje, me 10 shkurt, gjatë përleshjeve me policinë r e UNMIK-ut, u vranë dy protestues dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

    Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin.

    Tre ditë para se Kosova të mbushë 15 vjet shtet, Albin Kurti festoi dy vjetorin e qeverisjes së tij.  /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark