×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Bershaj pyetet “A e financoi fushatën e Vetëvendosjes me paratë nga GEN-it”? – Kjo është përgjigjja e tij

    Insajderi
    17 November 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në Komisionin Hetimor për Energji ka folur për herë të parë në lidhje me aferën në të cilën dyshohet se është përfshirë.

    Berishaj i ka quajtur shpifje raportimet për përfshirje të tij në skandal financiar, derisa ka pranuar se ka qenë këshilltar në kompaninë GEN e cila merret me tregtim të energjisë.

    Berisha në Komision është pyetur nga Abelard Tahiri i PDK-së, i cili është anëtar i këtij komisioni, nëse mjetet që kanë përfunduar në kompaninë e tij nga kompania GEN, i ka investuar në fushatën parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Bershaj ka mohuar një gjë të tillë.

    “Me përgjegjësi morale, juridike e si person, ato mjete nuk kanë përfunduar as te kryeministri Kurti, as te Krasniqi, as te Abdixhiku, as te Haradinaj. Asnjë mjet nuk ka përfunduar as në Slloveni për të cilën do të përgjigjet zotëria që ka folur ashtu, as në Kosovë. Po të kisha mundësi u kisha ndihmuar veteranëve të luftës”, u shpreh Berishaj.

    Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”.

    Por thotë se nga viti 2019 nuk ka bashkëpunim më me ta.

    “Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

    Por Berishaj mohon të i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani.

    Ai tha se GEN është kompani sllovene dhe vepron në 25 shtete.

    “Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, thotë Berishaj.

    Por akuzat i ka mohuar që ka afërë korruptive me këtë kompani siç kanë raportuar mediat sllovene. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark