×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy familje në Pejë i japin fund hasmërisë

    Insajderi
    21 November 2022 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy familje në Pejë i kanë dhënë fund hasmërisë disa vjeçare mes veti.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, njofton për pajtimin e këtyre dy familjeve nga Peja.

    “Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica. Si gjithmonë, Samiu dhe familjarët e Gjeneral Çekut po dëshmojnë se janë me zemër të madhe shqiptare. Respekt për ju”, shkruan Haradinaj.

    Ish-deputeti shihet i pranishëm në odë aty ku edhe duket se u pajtuan dy familjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark