×
  • Lajme
  • Lajme

    160 çerdhe të premtuara, Nagavci konfirmon se për dy vjet janë ndërtuar katër

    Insajderi
    30 November 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian njeh përparim në fushën e arsimit për vitin aktual. Në këtë linjë ajo ka përmendur rritjen e buxhetit për 18.13 përqind, ndërsa subvencionet në 22.14 përqind.

    Duke përmendur projektet e realizuara, Nagavci ka treguar se për dy vjetët e para të mandati janë përfunduar së ndërtuari katër objekte çerdhesh.

    “Katër çerdhe janë ndërtuar, 26 janë në proces dhe tetë janë në proces të tenderimit”, ka deklaruar Nagavci në kuvend.

    “Nëse shohim në vitet 2003-2020 janë ndërtuar vetëm katër çerdhe, ndërkaq për dy vjet të mandatit tonë kemi rritje për 850 përqind.

    Ministrja ka theksuar se me politikat e reja dhe buxhetin e miratuar do të shihen rezultate në të ardhmen.

    Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës së fundit zgjedhore kishte pasur për premtim ndërtimin e 160 çerdheve. Kjo nënkupton se për këtë vit dhe vitin tjetër, do të duhet të ndërtohen edhe 156 çerdhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark