×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    17 persona të plagosur në “Bon Vivant” – njëri në gjendje të rëndë flasin nga QKUK për Insajderin

    Insajderi
    05 August 2023 - 01:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.


    17 persona kane mbetur të plagosur në incidentin me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Të njëjtit janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.

    Kështu konfirmoi për Insajderin Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se 7 prej tyre janë të plagosur me armë zjarri dhe 10 të tjerë nga mjetet prerëse, si xhamat, e edhe me mjete të tupitura.

    Ndërkohë shtoi njëri është lënduar rëndë dhe se momentalisht ndodhet në sallën e operacionit.

    “17 persona janë të plagosur, një është në rrezik për jetë, të tjerët janë stabil”, tha 

    “I lënduar rëndë shtë në sallë të operacionit duke u operuar, është i vitit 80”, konfirmoi Syla për Insajderin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark