Tre vite më parë kur ishte vetëm 15 vjeçar, Eddy Zillan, investoi kursimet e tij të mbledhura gjatë jetës në valutën virtuale Bitcoin dhe tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan pasi fitoi më shumë se 1 milion dollarë në sajë të rritjes shpërthyese të monedhës virtuale.
Zillan filloi blerjen e monedhës me një vlerë të vogël prej 100 dollarë. Në vetëm disa orë, investimi i tij u rrit me 10 dollarë.
Më pas filloi blerjen e monedhës digjitale në shuma më të mëdha duke përdorur paratë nga kursimet. Së pari, vlera e investimit ishte 100, më pas 1.000 dollarë. Pastaj 5.000 dollarë. Dhe krejt në fund adoleshenti i vuri të gjitha kursimet e tij prej 12 dollarëve në Bitcoin, shkruan CNN.
Bitcoin ka qenë një mori e sukseseve për shumë njerëz dhe njëri ndër ta është edhe 18 vjeçari Zillan. Investimin në Bitcoin e kishte bërë tre vjet më parë.
“Kam rrezikuar gjithçka”, ka thënë ai./ Insajderi.com