×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “2 euro starti”- Bie çmimi i derivateve por Komuna e Prishtinës nuk e ndryshon çmimoren e taksive privat

    Insajderi
    20 April 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 11 mars të vitit të kaluar Komuna e Prishtinës mori vendim për shtrenjtimin e çmimores së auto-taksive për nisje nga 1.50 euro në 2:00 euro me arsyetimin e ngritjes së çmimit të derivateve. Pas 1 viti çmimet e derivateve kanë rënë por ky vendim bazuar në përgjigjën që komuna ka dhënë për Gazetën Insajderi se ka ndërmend të ndryshohet.

    Kështu të paktën bazuar në përgjigjën që ka dhënë nga drejtori për Shërbime Publike, Ilirik Musliu.

    Rritja e çmimores e vendosur me lejen e Komunës së Prishtinës po bëhet nën petkun e “reformimit të transportit publik”, si rrjedhojë kosovarët do të vazhdojnë paguajnë si para 1 viti.

    0.50 cent për një biletë autobusi të Trafikut Urban dhe 2:00 euro qysh në nisje nëse përdorni taksi.

    Si pjesë e reformimit të transportit publik e në të njëjtën kohë edhe të implementimit të planit të mobilitetit dhe riformimit të tij jemi kujdesur që të marrim hapa konkret në raport me sektorin e taksive dhe në të njëjtën kohë edhe me trafikun publik ku edhe patëm dal me çmimoret e reja si pjesë e reformimit të transportit në Kryeqytet dhe si të tilla do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër“, ka thënë Musliu për Insajderin.

    Në vitin e kaluar, i pari i Prishtinës, Përparim Rama deklaronte se rritjen e çmimeve të taksive e kanë lejuar pas ngritjes së çmimit të naftës, ndërsa theksonte që rritja e këtij çmimi stimulon përdorimin e trafikut urban.

    Tash e tre muaj qytetarët e Prishtinës po paguajnë më shtrenjtë edhe për përdorimin e Trafikut Urban.

    Çmimi i biletës ditore nga 0.40 cent sa ishte është bërë 0.50 cent.

    Në anën tjetër vetëm në tre muajit e fundit ka pasur rënie prej 0.60 cent të derivateve në Kosovë. Këtë e konfirmojë për Insajderin kreu i Naftëtarëve, Fadil Berjani i cili shtoi se dizelli po shitet me çmim prej 1.30 cent ndërsa benzina 1.36 cent.

    Çmimet sot sillen përafërsisht Dizelli 1.30 cent Benzina 1.36 cent. Unë kam deklaruar që sipas organizatës prodhuese OPEC se fundi i marsit do të ketë stabilizim të tregut dhe rënie të theksuar të çmimit”, tha Berjani.

    Ai ka kërkuar që të gjithë të reflektojnë në ulje të çmimeve në favor të qytetarëve, duke theksuar se nafta ka pësuar rënie.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark