×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    21 mijë e 665 lindje në Kosovë brenda 10 muajve, dominon kjo gjini

    Insajderi
    01 January 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Totali i lindjeve gjatë periudhës Janar-Tetor 2023 është 21 mijë e 665, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

    Prej tyre 11 mijë e 202 ishin të gjinisë mashkullore, dhe 10 mijë e 463 të gjinisë femërore.

    Ndryshe nga viti që lëmë pas, viti 2022 shënoi gjithsej 26 mijë e 118 lindje, prej të cilave 13 mijë e 317 mijë meshkuj dhe 12 mijë e 801 femra.

    Duke përjashtuar vitin 2022 dhe 2021, nataliteti në Kosovë është ulur pothuajse çdo vit që nga viti 2014, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave.

    Që nga viti 2014 deri në vitin 2020, Kosova po shkonte drejt një spiraleje të rënies së vazhdueshme të natalitetit.

    2020-ta, që ishte edhe viti i përhapjes së pandemisë SARS-CoV-2 dhe njëkohësisht i një ndër rënieve më të mëdha të lindjeve të gjalla, me vetëm 18 mijë e 186. Vlen të theksohet se për totalin e lindjeve të gjalla të vitit 2020, ekzistojnë dy shifra të ndryshme (18.186 dhe 21.907) në raporte të ndryshme të ASK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark