×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmet Kalaja në ‘aksion’- Fillimisht mallkoi Kurtin, pastaj ‘e mbyti’ me lëvdata deputetin e tij

    Insajderi
    27 April 2024 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një organizimi të mbajtur në Gjermani ka deklaruar se ”personalisht do të ndërtoj shumicën parlamentare për të mundësuar bashkimin civil  të personave të së njëjtës gjini”.

    Pra, ai ka premtuar se do të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

    Pas kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar imami nga Shqipëria, Ahmet Kalaja.

    “Kurrë mos ta mundësoftë Allahu. Amin! Haram e paç besimin e besimtarëve”, ka shkruar Kalaja në llogarinë e tij në Facebook.

    Pas kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramoz Agusholli.

    Ai ka thënë: Jo, jo jo…., nuk ka me ndryshu absolut qëndrim. Unë flas për vete, nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Qëndrimi ka me qenë i njëjtë. ‘Ai mundet ndonjë trysni me pas, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin, kur janë këto çështje në pyetje. ‘Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim.

    Kjo deklarat e Agushollit duke se i ka pëlqyer Kalajës.

    Ai me status në Facebook ka reaguar duke thënë: Ka akoma burra në Dardani. Bravo e madhe për ty vlla! Hallall të qoftë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark