×
  • Lajme
  • Lajme

    “25 ushtaret e reja të FSK-së janë në gjendje të vdesin për atdheun”

    Insajderi
    14 November 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim 25 ushtaret e reja të FSK-së, të cilave iu uroi mirëseardhje dhe sukses në shërbimin e tyre në garantimin e paqes për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim.

    Më tej, Ministri Mehaj, tha se një ndër objektivat kryesore të tij, është rritja e përqindjes së vajzave dhe grave në FSK, duke theksuar se forca duhet të reflektojë përbërjen e popullit sepse besojmë thellësisht se si burrat dhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të.

    Gjatë këtij takimi, ushtaret e reja patën rastin të përshkruajnë rrugëtimin e tyre që nga aplikimi dhe deri tek dita e dhënies së betimit si ushtare të FSK-së, duke e përshkruar atë si ditën më të lumtur të jetës së tyre dhe te familjarëve, tran.

    Ato theksuan se duke para se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, si institucione me besueshmërinë më të lartë në vend, si dhe transparencën dhe objektivitetin gjatë proceseve të mëparshme të rekrutimit, u dhanë motiv të lartë për të aplikuar dhe për të realizuar ëndrrat e tyre për të veshur uniformën ushtarake, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

    Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj kërkoi nga to që të japin kontributin e tyre për të ftuar të rejat e vendit që të përgatiten për aplikimin në konkursin e ardhshëm që pritet të hapet më datë 28 nëntor të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark