×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    26 persona që morën parcela toke si dhurata nga biznesmeni nga Peja nënshkruajnë peticion kundër Prokurorisë

    Insajderi
    22 March 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Gjykata e Apelit e ka vërtetuar fajësinë e biznesmenit Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.

    Vite më parë biznesmeni Kelmendi u kishte falur parcela toke atyre që i kishte listuar si “kontribues për vendin”, në mesin e tyre figura të njohura publike në pesë komuna të rajonit të Dukagjinit.

    Për këtë çështje, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të lëshojë urdhër kufizues përfundimtar – që ndalon çdo person të emërtuar në urdhër të kryejë transaksione ose tjetërsimin në çfardoqoftë mënyre në pasurinë e detajuar në kërkesë.

    Por, kundër këtij vendimi të Prokurorisë ka dalur biznesmeni Agron Kelmendi. Ai ka dorëzuar një peticion me 26 nënshkrime në Prokurori, kundër Prokurorisë Themelore të Pejës.

    Në këtë peticion, thuhet se është njollosur emri dhe figura e UÇK-së, prandaj kërkojnë ndëshkimin e prokurorisë dhe prokurorit të rastit.

    Peticioni i dorëzuar në prokurori i publikuar nga Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark