×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    3.8 milionë turistë në Shqipëri

    Insajderi
    26 May 2017 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turizmi në Shqipëri po rritet nga viti në vit, edhe pse ka shumë për t’u bërë. Faqet e shumta ndërkombëtare shkruajnë për turizmin shqiptar. Njëra ndër to dhe më të mëdhatë në fushën e turizmit është “tourism-review.com”.

    Ajo ka bërë një renditje me pesë vendet më konkurruese në Evropë, në mesin e tyre edhe Shqipëria apo e dyta pas Moldavisë, përcjell albinfo.ch.

    Edhe pse me popullsi më të ulët se Moldavia, Shqipëria mirëpriti më shumë turistë të huaj ndërkombëtar vitin e kaluar, pothuajse 3.8 milionë. Industria krijon 51 005 vende të punës.

    Ndërkohë, që vendi është përmirësuar në indeksin në krahasim me vitin e kaluar 2015, ka ende shumë probleme. Për shembull, Shqipëria renditet e 131-ta në burime kulturore dhe udhëtimin e bizneseve dhe e 123-ta në burime natyrore./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark