×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    3 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 32 vjeçari nga Gjilani

    Insajderi
    16 March 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan person dhe ka sekuestruar rreth 3 mijë euro, të dyshuara si të falsifikuara

    Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës“, thuhet në njoftim.

    I dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark