×
  • Lajme
  • Lajme

    3 plumba – një për Noizy-n dy për shokun e tij

    Insajderi
    13 September 2016 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Historia e përleshjes së armatosur që ndodhi të martën pasdite në Prishtinë, ka përfunduar me dy të plagosur me tre plumba dhe tre të arrestuar.

    Pjesëtarë të shtëpive diskografike nga Kosova dhe Shqipëria janë përleshur me armë para një hoteli luksoz.

    Cozman, një reper i njohur nga Babastars nga Prishtina së bashku me vëllanë e tij dhe një shok, kanë plagosur reperët shqiptar nga OTR nga Prishtina, Noizy dhe Varrosi, të dy këta emra skenik.

    Burime të Insajderit kanë thënë se Noyzi është i plagosur me një plumb në kofshë. Ndërkaq Varrosi me dy plumba, një në këmbë e një nën brinjë.

    Noyzit i është hequr plumbi. Varrosi pritët ti nënshtrohet një operacioni. Gjendja e tij është stabile.

    Madje vet Noizy ka bërë një video në Instagram në të cilën shihet teksa lajmëron koncertet e ardhshme në Kosovë.

    Skuadra e Cozman-it që plagosi Noizyn (video)

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark