×
  • Lajme
  • Lajme

    30 vjet pranë Thaçit – Kush ishte ‘Raketa’, ish – ushtari i UÇK-së?!

    Insajderi
    19 March 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është vetëm një muaj nga përfundimi i luftës në Kosovë – data e saktë 13 korrik 1999, dita kur është realizuar kjo video në sheshin e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nuk kanë kaluar as 30 ditë nga zhveshja e uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ushtari i saj, Xhavit Ferizi – i njohur si Raketa, kishte marrë një detyrë të re.

    Ai ishte ngarkuar me detyrë për ta ruajtur fizikisht në atë kohë udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Këtë pozicion dhe pamjet mbrapa Thaçit, e shoqëruan “Raketën” për më shumë se dy dekada.

    Edhe në kohën sa ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe në atë të drejtuesit të Qeverisë së Kosovës, e deri tek pozicioni i fundit si president i vendit, siguria fizike e Hashim Thaçit ishte në ‘dorën’ e ish-bashkëluftëtarit të tij.

    Pamjet e ‘Raketës” mbrapa Thaçit nuk munguan edhe në takimet ndërkombëtare e as në forume të ndryshme nëpër vende të botës.

    Por, kush ishte Xhavit Ferizi – Raketa?!

    I lindur në fshatin Plluzhinë të Skenderajt, Xhavit Ferizi, ishte kyqur qysh në moshë të re në veprimet ilegale të asaj kohe.

    Më vonë, me formimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte bërë pjesë e saj, duke e marrë nofkën “Raketa”.

    Ai së fundmi ishte i diagnostifikuar më sëmundjen e kancerit.

    “Raketa” ndërroi jetë mëngjesin e së martës në Prishtinë.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi & Xhavit Ferizi – Raketa

    Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familjarët dhe bashkëluftëtarët.

    Ndër të parët që shkroi për vdekjen e ish-bashkëpunëtorit të babait të tij, ishte edhe Endrit Thaçi.

    Ai “Raketën” e cilësoi si njërin prej njerëzve më të dashur të familjes së tyre.

    “Ishte i pandashëm me babin plot 30 vjet. Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes. Do të jetosh përjetësisht në kujtimet tona, Raketë!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

    Edhe figura të tjera publike kanë shkruar për vdekjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-shefin e sigurimit të Hashim Thacit, Xhavit Ferizi – Raketa.

    /Insajderi.org/

    FOTO/ Vlora Çitaku dhe Xhavit Ferizi – Raketa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark