×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    31-vjeçari kërcënon me thikë dy kolegët në kursin e gatimit në ATC në Prishtinë

    Insajderi
    28 November 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë dy kolegë të tij, me të cilët vijojnë kursin e gatimit në Institutin Profesional “ATC” .

    asti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje momentale me palëve, që eskaloi në kanosje gjatë orës së mësimit.

    Sipas Sinjait i dyshuari që ka rënë në prangat e Policisë është T.B, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.  

    I njëjti po dyshohet se pasi u kap me dy kolegët e tij, ua ka drejtuar atyre thikën, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë, për çka të njëjtit kërkuan ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

    Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në incident.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark