4 mijë apo 10 mijë në muaj? Statistikat për ikjen e kosovarëve janë pika e dobët e ekonomistit Abdixhikut - Insajderi
×
Insajderi

4 mijë apo 10 mijë në muaj? Statistikat për ikjen e kosovarëve janë pika e dobët e ekonomistit Abdixhikut

Insajderi
29 January 2023 - 23:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomiku, Lumir Abdixhiku nuk i ka punët mirë me statistika. Për rreth pesë muaj ka dhënë dy shifra të ndryshme të statistikave për kosovarët që kanë ikur nga Kosova me vizë pune, shkruan Gazeta Insajderi.

I pari i LDK’së, duke kritikuar qeverisjen e Kurtit, 5 muaj më parë tha në Kuvend se ‘për një muaj Kosova po humb 10 mijë punëtorë’. Ndërsa, të dielën përmes një postimi në Facebook e ka zvogëluar numrin. Nga 10 mijë ka rënë në 4. Sot (e diele), ka thënë se për një javë po largohen 1 mijë, që i bie për një muaj 4 mijë.

Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”, shkruan në Facebook.

Ndërkohë në Kuvend kishte deklaruar: Të dhënat në vend tregojnë se 44 mijë kosovarë kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tijtë parë 2021, e 61 mijë të tjerë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Pra, nga 10 mijë punëtorë po i humb çdo muaj.

Huqje ka bërë edhe ne matjen për 6 muaj. Abdixhiku i kishte thënë Kurtit se 6 muajt e parë të vitit 2022 kanë ikur nga Kosova 61 mijë qytetarë ndërsa sot në statusin e tij duke iu referuar burimeve “Diplomatë të huaj” ka shkruar se gjatë tërë vitit 2022 kanë lëshuar vendin 49 mijë veta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark